Postimi i fundit :01.05.2013 19:51

Kryefaqe > SHOWBIZ > “Sulejmani i Madhërishëm...

01.05.2013 Mër, 19:51

“Sulejmani i madhërishëm” është shpallur sërish si seriali më i mirë i vitit në ekranet turke. Në ceremoninë e ndarjes së çmime “Antalya Tv Awards”, yjet e serialit të njohur televiziv kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të edicionit të katërt.

Çmimin për prodhimin më të mirë televiziv e tërhoqi aktori kryesor në rolin e “Sulejmanit”, Halit Ergenç i cili tha se i gjithë stafi ka punuar për të sjellë një nga filmat televiziv më të mirë të të gjitha kohrave dhe se do të vazhdojë për shumë gjatë në ekranin turk.

Për rolin e Sulltaneshës Hyrem, Meryem Uzerli u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë e televizioneve turke për vitin 2012. Uzerli u shpreh e lumtur pasi pranoi se kishte tre vite që e priste këtë çmim.

Në “Antalya Awards” u vlerësuan edhe prodhime të tjera të televizioneve turke të cilat kanë tërhequr shikues të shumtë në të gjithë Europën, veçanërisht në Ballkan.

Disa nga elementët për të cilët u vlerësua “Sulejmani i Madhërishëm” ishin veçanërisht regjia, fotografia, skenari, apo loja e aktorëve.

Komentim

Tanime 0 kan komentuar.


× 2 = two